Flash

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Izraeli ndalon “terapitë e shërimit” për homoseksualët

Lapsi.al 14 February 2022
Izraeli ndalon “terapitë e shërimit” për

Izraeli ka ndaluar terapitë që kanë pasur qëllim “shërimin” e homoseksualitetit. Ky vendim do të zbatohet menjëherë.

Urdhri i së hënës përfshin edhe ndëshkime për ata që janë përfshirë në “abuzime serioze të komunitetit LGBT (homoseksual, lesbike, biseksual dhe transgjinor)”, ka thënë ministri i Shëndetësisë, Nitzan Horoëitz, përmes një postimi në Tëitter.

“Orientimi seksual nuk është problem që ka nevojë për trajtim. ‘Terapitë e konvertimit’ nuk janë trajtime”, ka shkruar Horoëitz.

Ai u është drejtuar pjesëtarëve të komunitetit LGBT, duke u thënë se ata janë “të mrekullueshëm dhe të bukur ashtu siç janë”.

Gjermania ka miratuar një ndalesë të pjesshme për “terapitë e konvertimit” më 2020.

Prej atëherë, këto terapi janë ndaluar plotësisht për të rinjtë dhe për të rriturit në situata të caktuara.

Në dekadat e fundit, Izraeli është bërë më tolerant ndaj homoseksualitetit.

Qyteti bregdetar, Tel Aviv konsiderohet pjesërisht liberal.

Megjithatë, çiftet e gjinisë së njëjtë nuk mund të martohen.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI