Flash

Bossi shqiptar i drogës do të ekstradohet drejt Spanjës

Lapsi.al 19 February 2022
Bossi shqiptar i drogës do të ekstradohet drejt Spanjës

Bashkim Osmani, bosi i dyshuar i grupit mafioz të drogës, që u shkatërruar nga një operacion i Europol i shtrirë në disa shtete, do të ekstradohet drejt Spanjës. Mediat spanjolle shkruajnë se Osmani, do të dërgohet nga Kroacia drejt Majorkës javën e ardhshme. Osmani u arrestua në hotelin e tij në Porec të Kroacisë, në kuadër të operacionit policor, i cili u krye njëkohësisht në vende të ndryshme.

Shqiptari nga Kosova, baza e të cilit është rezidenca e tij prej pesë milionë eurosh në Camp de Mar në një nga zonat më ekskluzive të Andratx, ishte në hotelin e tij në Kroacinë veriore. Hetuesit spanjollë shkuan drejt Kroacisë, ndërsa bashkëpunuan me autoritetet atje për arrestimin e 55-vjeçarit, pasi ekzistonte frika se një dekonspirim mund të kishte prishur të gjithë operacionin. Osmani thuhet se ka kontakte në të gjithë Kroacinë dhe ka nën kontroll një ish-shef të shërbimit sekret kroat si dhe agjentë aktualë.

Ai nuk bëri rezistencë gjatë arrestimit, ndërsa iu kishte kërkuar avokatëve të tij që ta lironin. Ne keto akuza jane perfshire edhe vellezerit e tij.

Megjithatë, ai po mbahet në një burg të sigurisë së lartë, në pritje të transferimit në Majorka. Hetuesit thonë se është vendimtare që ai të sillet në Majorka. Nëse ai do të qëndronte në Evropën Lindore, ai mund të merrte “trajtim preferencial”.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI