Flash

“Aman me këto pasthirrmat në mes të natës”/ Plas e qeshura në dëshminë e Ahmetajt

Lapsi.al 21 February 2022
“Aman me këto pasthirrmat në mes të natës”/ Plas

Me gjithë tensionet dhe debatet maratonë në komisionin hetimor parlamentar për inceneratorët nuk kanë munguar edhe momentet pikante.

Gjatë dhënies së dëshmisë së zv.kryeministrit Arben Ahmetaj ai është ndërprerë në një moment nga kryetarja e komisionit Jorida Tabaku.

BATUTAT

Ahmetaj i drejtohet Tabakut: Do të lutesha edhe për transparencë të më lejoje se dhe e lodhur je...

Tabaku: Unë jam shumë e qetë.

Ahmetaj: Po unë nuk të thashë që nuk je e qetë. Të thashë që je e lodhur. Ke gjithë ditën. Uaaaa, po hëëë miii...

Tabaku: Të lutem se këto pasthirrmat tani në mes të natës... të lutem!

(Plas e qeshura)

Ahmetaj: Pasthirrmat në mes nate janë ku janë...

Tabaku: Zoti Ahmetaj, respektoni këtë komision.

Ishte ora 22.30 dhe ndoshta ministri Ahmetaj kishte të drejtë në këtë pikë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI