Flash

Njohja e pavarësisë së rajoneve separatiste në Rusi, Shqipëria dënonon vendimin e Putin

Lapsi.al 21 February 2022
Njohja e pavarësisë së rajoneve separatiste në Rusi,

Pas vendimit të Vladimir Putin për të njohur pavarësinë e rajonit të Donetskut dhe Luhanskut në Ukrainën lindore, kanë nisur reagimet e para ndërkombëtare kundër këtij vendimi. Mes tyre është renditur edhe Shqipëria. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka bërë një deklaratë të shkurtër. 

"Shqipëria dënon njohjen e pavarësisë nga Rusia, të rajoneve lindore të Ukrainës, Donetsk dhe Luhansk. Kjo është një shkelje e qartë e ligjit ndërkombëtar, e marrëveshjes së Minskut si dhe cënim i intregriteti territorial dhe pavarësisë së Ukrainës. Shqipëria qëndron krah aleatëve dhe partnerëve ndërkombëtarë, në mbështetje të Ukrainës", thuhet në deklaratën e MPJ. 

Vendimi i Vladimir Putin është praktikisht një shpallje lufte ndaj Ukrainës dhe vendosmëri për t'i shkuar pushtimit të këtij shteti deri në fund.  ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI