Flash

Afera e inceneratorëve, dëshmon Engjëll Agaçi: S'ka vendim qeverie për përcaktimin e fituesit, kontrata është lidhur nga Ministria e Mjedisit

Lapsi.al 22 February 2022
Afera e inceneratorëve, dëshmon Engjëll Agaçi: S'ka

Pas Erion Veliajt radha për të dëshmuar në Komisionin Hetimor për aferën e inceneratorëve, është e  Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave Ëngjëll Agaçi. Ai ka thënë se Këshilli i Ministrave ka zbatuar vetëm ligjin që cuan në miratimin e kontratave për inceneratorët, por sipas tij nuk ka një vendim që përcakton fituesin e kontratës së inceneratorëve.  Sipas tij, kanë qenë institucione të tjera që kanë përzgjedhur fituesin dhe qeveria më pas ka miratuar një vendim, ku miratohet mbështetja për vijimin e një kontrate të tillë nga Ministria e Mjedisit.

“Unë nuk jam politikan. Është hera e parë që më jepet kjo mundësi të shpjegoj gjërat. Ajo që ka më shumë rendësi për këtë komision hetimor është fakti që Këshilli Ministrave nuk ka miratuar kurrë një vendim që ju i referoheni”, tha ai duke theksuar se Vendimet e qeverisë kanë një procedurë që rregllohen nga ligji organik për funksionimin e Këshillit të Ministrave dhe publikohen në Fletoren Zyrtare.

E thënë më thjesht Engjëll Agaçi ka lënë të kuptohet se përgjegjësia në këtë rast shkarkohet te Ministria e Mjedisit, e cila asokohe drejtohej nga Lefter Koka. Ky i fundit ka disa kohë që ndodhet i arrestuar në burg pas hetimeve të nisura nga SPAK. ©LAPSI.al

 

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI