Flash

Degjeneron përplasja në Komisionin për Inceneratorët/ Veliaj nxjerr foto-përgjime, Jorida Tabaku thërret Gardën

Lapsi.al 22 February 2022
Degjeneron përplasja në Komisionin për Inceneratorët/ Veliaj

Një ngjarje e paprecedentë ndodhi sot në Komisionin Hetimor për Inceneratorët kur njerëzit e Erion Veliajt kane pergjuar aparatet celulare te te pranishmeve ne salle dhe madje vete kryebashkiaku i ka nxjerre ne publik keto pergjime.

Veliaj, i zënë ngushtë për faktin se me firmën e tij, duke anashkaluar Këshillin Bashkiak, i hapi rrugë ndërtimit të Inceneratorit të Tiranës, bëri për të disatën herë diversion gjatë debatit. Një prej tyre qe se kryetarja Tabaku i merr pyetjet të gatshme.

Lexo më tej: Skandali/ Veliaj gënjen nën betim për firmën e hedhur pro inceneratorit 

Veliaj pretendoi se anëtarët e opozitës marrin pyetje në telefona për ta penguar atë gjatë dëshmisë së tij. Njerëzit e Veliajt i sollën aty foto të printuara biseda te pergjuar të telefonave të anëtarëve opozitarë të Komisionit me gazetaren Desada metaj qe bisedon me Andi Telen dhe Andi Bushatin lidhur me punimet e komisionit (fotot poshte nga bisedat e pergjuara nga fotografi i Veliajt)

Këtu, kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku ndërhyri ashpër. Ajo e cilësoi të turpshëm këtë veprim të Veliajt dhe deklaroi se e vetmja mënyrë si mund të jenë kapur ato foto ishte duke përgjuar kamerat e sigurisë së Kuvendit.

Ajo i bëri thirrje gardës të ndërhyjë. ©LAPSI.AL 

Debati: 

Veliaj: Po ju paskeni lënë nam, ju paskan çuar suflerët pyetjet se si të më pengoni. Ka dalë në portale. Keni cipë se ka një lloj dinjiteti?

Tabaku: I bëj thirrje kryetares të marrë masa garda për kamerat që lexojnë celularët e deputetëve. Është e turpshme. Kërkoj të merren masa menjëherë për kamerat e kuvendit. E turpshme.

Veliaj: Kam marrë kamerat e Kuvendit? Gocë Samiu dhe ti dërgojë mesazhet nga Desada (Metaj).

Veliaj: Desada është e kënaqur që 10 vetave të PR tënd i del për zot.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI