Flash

Debate për inceneratorin e Tiranës/ Veliaj jep dëshminë e tij: Zoton e Mërtirin i njoh nga fotot me anëtarë të PD-së

Lapsi.al 22 February 2022

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është i thërritur si dëshmitarë në komisionin e inceneratorëve këtë të martë. Veliaj është pyetur nga kryetarja e komisionit, Jorida Tabaku për inceneratorin e Tiranës dhe nëse ka njohje me personat e shpallur në kërkim, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri. Në përgjigjen e tij, Veliaj u shpreh se nuk ka njohje personale dhe as ka komunikuar me ta. Kryebashkiaku nënvizoi se është njohur me pronarët e inceneratorëve, pas fotove që ka parë të tyre me demokratin Gert Bogdani i cili  ka udhëtuar me ta drejt Zimbave.

Debati:

Tabaku: E njihni Zoton e Mërtirin?

Veliaj: E kam parë në fotografi me Gert Bogdanin që ka qenë atëherë ministër.

Tabaku: Zoton e Mërtirin e njihni?

Veliaj: Nuk kam bërë asnjë udhëtim por jam informuar nga mediat për udhëtimet e tyre në Zimbabve me anëtarë të PD.

Tabaku: Zimbabve nuk është objekt i këtij komisioni, jeni thërritur për kontratën e Tiranës.

Veliaj: Më pyetët nga i njoh dhe thash që i njoh nga portalet, nëse kjo është njohje kjo është përgjigja ime.

Tabaku: Më datën 27.3.2017 kërkesën e Bllakos jeni shprehur pro, cila pikë e cilës gërmë të ligjit, për vetë qeverisjen vendore ju autorizon ta bëni këtë?

Veliaj: Më autorizon pika e 12 ku kryetarët e njësive të qeverisjes vendore janë përgjegjës për administrimin e mbetjeve në territorin. Kam respektuar një ligj që shumica juaj e votuat në parlament.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI