Flash

Plas në Komisionin për Inceneratorët/ Tabaku-Veliajt: Ti e përdor SPAK-un si qen sulmi

Lapsi.al 22 February 2022
Plas në Komisionin për Inceneratorët/ Tabaku-Veliajt: Ti e

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është pyetur në Komisionin Hetimor për Inceneratoret për njohjet me tre personat, që PD i akuzuan për aferën e inceneratorëve, Klodian Zoto, Mirel Mërtriri dhe Stela Gugallja. Në përgjigje të tij, Erion Veliaj me nota ironie ka deklaruar se ata i ka parë në foto me zyrtarë të PD në Zimbabve.

Velaj thotë se me të tre këta persona nuk ka bërë asnjë udhëtim dhe madje asnjë diskutim në lidhje kontratën koncesionare për Inceneratoret. Ndërkohë që kryetarja e Komisionit, Jorida Tabaku i ka kujtuar Veliajt se është nën betim dhe se dëshmia e rremë është vepër penale.

Lexo më tej: Skandali/ Veliaj gënjen nën betim për firmën e hedhur pro inceneratorit 

Në nerva e sipër, edhe me deputetët e tjerë që ndërhynin, Erion Veliaj i thotë Jorida Tabakut se ajo është e dënuar për shpifje në gjykatë. Tabaku i kthehet ashpër: "Ju e përdorni SPAK-un si qen sulmi. Unë nuk kontrolloj gjykatën". 

DEBATI NE KOMISIONIN HETIMOR

Jorida Tabaku: Njiheni me shtetasi Klodian Zoto, Mirel Mërtriri dhe Stela Gugallja?

Erion Veliaj: I kam parë në fotografi me Gert Bogdanin që ka qenë drejtues për marrëdhënie me jashtë në PD

Jorida Tabaku: Nuk keni bërë udhëtim?

Erion Veliaj: Nuk kam bërë asnjë udhëtim, por kam parë për udhëtimin e tyre në Zimbabve me zyrtaë të PD

Jorida Tabaku: Nuk i keni takuar për të diskutuar për kontratën koncesionare?

Erion Veliaj: Nuk kam bërë asnjë diskutim, asnjë udhëtim. Jam njohur përmes medias p[ër udhëtimet e këtyre personazheve me drejtues të marrëdhënieve me jashtë që ata kanë qenë në zimbave me zyrtarët e PD…

Jorida Tabaku: Ju kujtoj se dëshmia e rreme përbën vepër penale dhe dënohet nga ligji…

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI