Flash

Trump del kundër rrymës: Lëvizja e Putin ishte gjeniale

Lapsi.al 22 February 2022
Trump del kundër rrymës: Lëvizja e Putin ishte gjeniale

Kur i gjithë perëndimi i ka dënuar urdhrat e Vladimir Putin për dërgimin e trupave në Ukrainë, ish-presidenti i SHBA-ve, Donald Trump i ka quajtur "gjeniale". 

Duke folur në një emision radiofonik, Trump u pyet për përgjigjen e Presidentit Biden ndaj dërgimit të forcave ushtarake të Putinit në Ukrainë.

“Kjo është gjeniale. Putini shpalli një pjesë të madhe të Ukrainës si të pavarur. Oh, kjo është e mrekullueshme. Pra, Putini tani po thotë: "Është e pavarur, një pjesë e madhe e Ukrainës”.

Unë thashë me vete: "Sa e zgjuar është kjo?" Dhe ai do të hyjë tani dhe do të jetë një paqeruajtës. Kjo është forca më e fortë e paqes ... Ne mund ta përdorim atë në kufirin tonë jugor" – tha Trump.

Ish-presidenti republikan vazhdoi të lavdërojë Putinin duke përçmuar pasardhësin e tij.

“Duhet të thuash se është shumë i zgjuar. Dhe e dini cila ishte përgjigja nga Biden? Nuk pati asnjë përgjigje” – e mbylli Trump. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI