Flash

Berisha flet me emra: Dy njerëz sillen si hije të zeza në Durrës për të blerë vota

Lapsi.al 23 February 2022
Berisha flet me emra: Dy njerëz sillen si hije të zeza në

Nga Durrësi gjatë një takimi elektoral për mbështetjen e kandidatit të tij, Ardian Muka, ish-kryeministri Berisha ka folur për blerje të votave për zgjedhjet e 6 marsit.

Ai denoncoi me emra Ardian Çelën e OSHEE dhe një emër tjetër të quajtur Roni Shqopa. 

“Unë e kuptoj që ka presion mbi ju, kriminelë elektoralë si hije të zeza qarkullojnë nëpër Durrës dhe qytete të tjera duke u përpjekur të blejnë vota. Këtu në Durrës 2 më të shquarit janë Ardi Çela dhe një Roni Shqopa që vendin e ka te Saimir Tahiri për atë që bënte e dini vetë ju e shtroi konvaleshencën në qendër të nisjes së skafeve të Saimirit me shokë. Unë e kuptoj që ka njerëz sot që s’kanë kafshatën. Duhet të vendosni për ndryshimin se ju garantoj se ndryshimi është rruga e vetme për të zhdukur plotësisht mjerimin në këtë vend”, tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI