Flash

Shembjet te "5 Maji", 5 banorë në pranga, akuzohen se goditën me sende të forta policinë

Lapsi.al 23 February 2022
Shembjet te "5 Maji", 5 banorë në pranga, akuzohen se

Aksioni i shembjes së shtëpive në zonën e "5 Majit" është mbyllur me 5 banorë të arrestuar dhe 2 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Në komunikatën për mediat, policia thotë se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve Gj. N., 64 vjeç, A. M., 52 vjeç, M. M., 51 vjeç, N. M., 40 vjeç dhe L. M., 32 vjeçe, dhe proceduan penalisht shtetasit B. C., 35 vjeç dhe një shtetas të mitur 17-vjeçar, për veprat penale "Plagosja e lehtë me dashje", "Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik", "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik", "Goditje për shkak të detyrës", "Prishja e qetësisë publike" dhe "Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive". 

Policia thotë se "këta shtetas, ditën e djeshme, gjatë zbatimit të vendimit për prishjen e objekteve në rrugën "5 Maji", në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me sende të forta punonjësit e Policisë që ishin në detyrë, duke iu shkaktuar dëmtime fizike".

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të këshilluara

Dënohet me 17 vite burg Francesco Becchettin

Drejtësia shqiptare ka dhënë një tjetër vendim sot për biznesmenin italian, pronarin e Agon Channel dhe disa kompanive të tjera në vendin tonë. Francesco Becche...

15:14

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI