Flash

Rrebesh raketash mbi Ukrainë

Lapsi.al 24 February 2022
Rrebesh raketash mbi Ukrainë

Pas disa orësh qetësie në orët e mëngjesit sipas kohës lokale, ekipet e CNN në Kiev, Kharkiv, Odessa dhe Mariupol kanë raportuar se kanë dëgjuar edhe një herë zhurma goditjesh, megjithëse këto deri tani duket të jenë më pak të forta se shpërthimet e raportuara gjatë natës.

Një dëshmitar okular që pa dhe dëgjoi goditjen e fundit në qytetin e Brovary në periferi të Kievit e përshkroi situatën si “të tmerrshme”. 

Ekipi i CNN në Kharkiv, në Ukrainën lindore, ka dëgjuar rreth pesë shpërthime që janë disa larg.

Në qytetin jugor të Odessa, ekipi ynë dëgjoi një goditje që ishte mjaft afër qendrës së qytetit, saqë aktivizoi alarmet e makinave. Një tjetër shpërthim u dëgjua përgjatë bregut të Odessa pas pesë deri në gjashtë shpërthime të largëta në agim.

Në Mariupol, në juglindje të vendit, ekipi i CNN dëgjoi një breshëri artilerie që zgjati gati 20 sekonda.

https://streamable.com/kugqre

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI