Flash

Rama, Meta dhe Basha dënojnë ashpër sulmin e Rusisë mbi Ukrainë (REAGIMET)

Lapsi.al 24 February 2022
Rama, Meta dhe Basha dënojnë ashpër sulmin e Rusisë mbi

Edhe politika shqiptare reagoi ndaj sulmit të shpejtë të orëve të para të mëngjesit të sotëm të Rusisë mbi Ukrainën.

Lexo më tej: Lufta filloi/Rusia sulmon Ukrainën. Shpërthime në Kiev 

Kryeministri Edi Rama reagoi në Twitter me një shkrim të shkurtër në gjuhën angleze.

"Ne i bashkohemi aleatëve tanë në NATO dhe BE në dënimin e fortë të agresionit rus. Mendimet tona janë me njerëzit e Ukrainës" - shkroi Rama.

Presidenti Ilir Meta reagoi në Facebook duke i bërë thirrje Rusisë të tërhiqet nga veprimet ushtarake kundrejt Ukrainës.

Edhe Lulzim Basha reagoi për ngjarjen e paprecedentë në lindje të Europës.

Basha, sikurse Rama, reagoi në Twitter në anglisht duke folur në emër të PD-së, duke theksuar se PD dënon ashpër agresionin ushtarak rus ndaj Ukrainës.

Basha është edhe më radikal në thirrjet e tij. Ai i kërkon OKB-së, NATO-s dhe BE-së që të ndërmarrin një suport të fortë, të shpejtë dhe të unifikuar për Ukrainën. ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI