Flash

Rusia largon ambasadën nga Kievi, Ukrania shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Lapsi.al 23 February 2022
Rusia largon ambasadën nga Kievi, Ukrania shpall gjendjen e

Rusia ka zhvendosur tashmë gati 100% të trupave të cilat janë vënë në pozicione të gatshme për pushtimin e Ukrainës. Deklarata vjen nga një zyrtar i lartë i ushtrisë amerikane cituar nga agjencia e lajmeve Reuters.

Zyrtari nuk ishte në gjendje të konfirmonte nëse trupa shtesë ishin zhvendosur edhe në zonën e Donbas.

"Ata janë tashmë gati të nisen dhe vetëm po presin urdhrin për të nisur luftën” - tha zyrtari i lartë amerikan për 150 mijë trupat ruse që ndodhen në kufijtë e Ukrainës.

Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të bëjnë "aq sa të munden për aq kohë sa të munden" për të monitoruar aktivitetin e trupave ruse nga hapësira ajrore.

Parlamenti i Ukrainës votoi para pak çastesh miratimin e gjendjes së jashtëzakonshme. Dekreti nis më 24 shkurt dhe do të zgjasë 30 ditë.

Rusia ndërkohë ka nisur evakuimin e ambasadës së saj në kryeqytetin ukrainas, Kiev. Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Tass, Moska po largon të gjithë trupën e saj diplomatike në Ukrainë pas shpalljes së një plani për evakuim.

[caption id="attachment_700473" align="alignnone" width="624"]Ambasada ruse në Kiev Ambasada ruse në Kiev[/caption]

Prej pasdites së të mërkurës flamuri rus nuk valëvitet më në ambasadën e Kievit. Policia ukrainase ka rrethuar ndërtesën. ©LAPSI.alPolice officers and members of the Ukrainian National Guard outside the Russian embassy in Kyiv

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI