Flash

Afera e inceneratorëve, Rama vijon dëshminë prej 8 orësh: Lefter Koka nuk më ka folur kurrë për lekë

Lapsi.al 23 February 2022
Afera e inceneratorëve, Rama vijon dëshminë prej 8 orësh:

Që prej orës 12 e deri më tani, me dy ndërprerje të shkurtra, kryeministri Edi Rama vijon dëshminë e tij në komisionin hetimor për inceneratorët. Së fundi ai ka deklaruar se nuk ka biseduar asnjëherë me ish-ministrin Lefter Koka për lekë që lidhen me inceneratorët. 

"Ky është një revolucion që nuk e ndalni dot me komisione hetimore, as me afera që i ngrin lart. Prokuroria nuk duhet të ketë asnjë kujdes, duhet të hetojë çdo gjë, dhe kushdo qoftë që mund të ketë bërë çfarëdoqoftë për të përfituar, do të përballet vetë. Këto gjëra janë të ndara, nuk janë ndarë sot, por janë ndarë në ditën kur ministrat e mi marrin dekretet. Karrigen ku je ulur e ke nga unë, detyrën do ta mbash vetë. Kaq, secili të bëjë detyrën dhe punën. Unë jam këtu për të udhëhequr dhe të pastrojë Shqipërinë. Për të nxjerrë lekë nga plehrat, është krim. Kush e bën dhe kush e ka bërë ka përgjegjësi vetë. Në këtë pikë unë di të them, që me ministrat e mi përfshirë dhe Lefter Kokën unë kam punuar për këtë punë dhe nga gjithë bashkëpunimi me Lefter Kokën, nuk më ka folur për lekë, as ka dëgjuar nga unë asgjë tjetër përveçse të bëhet puna", tha Rama. 

Kujtojmë që para fushatës elektorale Edi Rama u shfaq me Lefter Kokën nën avujt e alkolit të rakisë duke i bërë thirrje Nasip Nacos t'i bashkohej Partisë Socialiste. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI