Flash

(VIDEO) Ish-Presidenti i Ukrainës del me kallashnikov në Kiev: Do rezistojmë deri në fund

Lapsi.al 25 February 2022
(VIDEO) Ish-Presidenti i Ukrainës del me kallashnikov në Kiev: Do

Ish-Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, është shfaqur i armatosur në rrugët e Kievit. Më një kallashnikov në dorë, ai u shpreh për CNN se ukrainasit janë gati për të mbrojtur vendin e tyre.

“Të gjithë duhet të kuptojnë, Putin shpalli një luftë jo për Ukrainën. Putin i shpalli luftë të gjithë botës,” tha ish-Presidenti.

Poroshenko tha se batalioni i tij është rreth dy deri në tre kilometra nga luftimet midis ushtarëve rusë dhe ukrainas.

Lexo më tej: Ushtria ruse vetëm 9 kilometra larg Parlamentit në Ukrainë (VIDEO) 

Ish-Presidenti tha se Vladimir Putin nuk do ta pushtojë kurrë Ukrainën, ndërsa i bëri thirrje Perëndimit të shtojë presionin mbi Rusinë.

“Pavarësisht se sa ushtarë vret, sa raketa ka, sa armë bërthamore ka, ne ukrainasit jemi njerëz të lirë me një të ardhme të madhe evropiane,” tha ish-Presidenti.

https://www.youtube.com/watch?v=yEemYjYRYsg

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI