Flash

Alarmi/ Çfarë ndodh pas kërcënimit të Putin për të përdorur armë bërthamore

Lapsi.al 27 February 2022
Alarmi/ Çfarë ndodh pas kërcënimit të Putin për

Ekspertët e sigurisë e konsiderojnë një moment të rëndësishëm lëvizjen e Vladimir Putin për të vendosur forcat bërthamore të Rusisë në një "regjim të veçantë të detyrës luftarake".

Në një dalje televizive, presidenti rus tha: "Vendet perëndimore jo vetëm që po ndërmarrin veprime jomiqësore kundër vendit tonë në sferën ekonomike, por zyrtarë të lartë nga anëtarët kryesorë të NATO-s po bënë deklarata agresive në lidhje me vendin tonë".

Pas kësaj deklarate, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, tha se Putini u angazhua në një model që ai përdori përpara se të fillonte pushtimin, "duke prodhuar kërcënime që nuk ekzistojnë për të justifikuar agresionin e mëtejshëm".

Kuptimi i asaj që njoftoi Putin nuk ishte menjëherë i qartë. Rusia dhe Shtetet e Bashkuara kanë forca bërthamore me bazë tokësore dhe nëndetëse në gatishmëri dhe të përgatitura për luftim në çdo kohë.

Ndërsa bombarduesit me aftësi bërthamore dhe avionët e tjerë nuk mbahen në gatishmëri.

“Nëse Putini po armatos ose po rrit gatishmërinë luftarake bërthamore të bombarduesve të tij, ose nëse po urdhëron më shumë nëndetëse me raketa balistike në det, atëherë Shtetet e Bashkuara mund të ndjehen të detyruara të përgjigjen në të njëjtën mënyrë”, - tha Hans Kristensen, një analist bërthamor në Federatën e Shkencëtarëve Amerikanë. Kjo sipas tij do të shënonte një përshkallëzim shqetësues.

Ndërsa Max Bergmann, një ish-zyrtar i Departamentit të Shtetit, e quajti deklaratën e Putinit të parashikueshme, por të rrezikshme. "Gjërat mund të dalin jashtë kontrollit" - tha Bergmann, tani një bashkëpunëtor i lartë në Qendrën për Progresin Amerikan. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI