Flash

Thirrja e Zelenskyt: Hiqini Rusisë të drejtën e votës në OKB

Lapsi.al 27 February 2022
Thirrja e Zelenskyt: Hiqini Rusisë të drejtën e votës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje që Rusisë t’i hiqet e drejta e votës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, duke shtuar se veprimet kriminale të saj janë në prag të “gjenocidit”. Rusia (dhe para saj Bashkimi Sovietik) është një nga pesë vendet që nga viti 1945 ka qenë anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke i dhënë asaj të drejtë të fuqishme vetoje mbi çdo rezolutë “përmbajtësore” që shqyrtohet nga ky organ.

Të premten Rusia përdori të drejtën e vetos për të bllokuar një rezolutë të Këshillit të Sigurimit që dënonte agresionin e Moskës dhe kërkonte tërheqjen e saj nga Ukraina.

Këshilli, i cili u krijua pas Luftës së Dytë Botërore për të shmangur konfliktet e ardhshme dhe për të promovuar paqen, ka katër anëtarë të tjerë të përhershëm: SHBA, MB, Franca dhe Kina.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI