Flash

Haga do të hetojë Rusinë për krime lufte në Ukrainë

Lapsi.al 28 February 2022
Haga do të hetojë Rusinë për krime lufte në

Gjykata Ndërkombëtare Penale e Hagës do të hapë një hetim mbi krimet e dyshuara të luftës të kryera nga Rusia në Ukrainë.

“Ekziston një bazë e arsyeshme për të besuar se si krimet e supozuara të luftës ashtu edhe krimet kundër njerëzimit janë kryer në Ukrainë,” - tha prokurori Karim Khan i gjykatës së Hagës.

“Qëllimi im është që ky hetim të përfshijë gjithashtu çdo krim të ri të supozuar që bie në juridiksionin e zyrës sime që janë kryer nga çdo palë në konflikt në çdo pjesë të territorit të Ukrainës”, - shtoi më tej ai.

Më herët ishte Lituania që i bëri thirrje GJNP të hapte një hetim për krimet e luftës të kryera nga Rusia dhe Bjellorusia në Ukrainë.

Kryeministrja e Lituanisë, Ingrida Simonyte i tha Washington Post: “Ajo që po bën Putin është vetëm një vrasje dhe asgjë tjetër, dhe shpresoj që ai do të shkojë në Hagë”.

Me shtimin e provave të përdorimit të municioneve thërrmuese pa dallim nga Rusia në qytetet ukrainase, dhe rrafshimin e ndërtesave të banimit në Kharkiv në veçanti, qeveria në Kiev po përgatit gjithashtu një çështje kundër Moskës për ta çuar në Hagë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Divjakë

Një aksident me vdekje është regjistruar mbrëmjen e sotme në rrugën nacionale Divjake- Çerme. Mesohet se mjeti tip “Benz” i drejtuar nga E.C 18 vjeç ka goditur ...

20:51

Rama takohet me Boris Johnson në Londër

Kryeministri Edi Rama është takuar me homologun e tij britanik Boris Johnson. Lajmin e ka bërë me dije vetë kreu i qeverisë në një postim në rrjetet sociale. ...

20:28

Aksident me vdekje në Klos

Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në në fshatin Xibër, Bashkia Klos. Sipas burimeve të policisë, një automjet ka humbur kontrollin dhe ka aksiden...

20:15

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI