Flash

Aktivistja ukrainase me lot në sy që bëri të dridhet kryeministri Johnson

Lapsi.al 1 March 2022
Aktivistja ukrainase me lot në sy që bëri të dridhet

Një gazetare ukrainase me lot në sy ka drithëruar spt mbarë botën me reagimin që ka pasur gjatë një koiference shtypi përballë kryeministrit Boris Johnson.

Daria Kaleniuk e akuzoi atë se kishte 'frikë' për të mbrojtur bashkëkombasit e saj, gjatë një vizite sot në Poloni.

Kaleniuk tha se gratë dhe fëmijët "po masakroheshin" pasi NATO nuk po vendoste një zonë ndalim-fluturimi.

"Ju keni frikë," tha ajo, duke shtuar se NATO donte të shmangte Luftën e Tretë Botërore, por ajo kishte "tashmë nisur".

Johnson u përgjigj se ai po bënte atë që ishte e mundur pasi Perëndimi nuk do të ndërhynte ushtarakisht.

“Fatkeqësisht, implikimi i kësaj do të ishte se Britania e Madhe do të angazhohej në rrëzimin e avionëve rusë, duke u përfshirë në luftime të drejtpërdrejta me Rusinë, kjo nuk është diçka që ne mund ta bëjmë”, tha ai.

Konfrontimi erdhi pasi zoti Johnson akuzoi Putinin për përdorimin e 'taktikave barbare dhe pa dallim' kundër civilëve të pafajshëm ukrainas.

Ndërsa forcat pushtuese përshkallëzuan sulmet e tyre, ai paralajmëroi se bota po dëshmonte një 'katastrofë'.

Johnson tha se Mbretëria e Bashkuar "është gati" për të pranuar refugjatë në "numra të konsiderueshëm" - duke sugjeruar që kjo mund të nënkuptojë më shumë se 200,000.

Zonja Kaleniuk, drejtoreshë ekzekutive e organizatës së shoqërisë civile të Qendrës së Veprimit kundër Korrupsionit, u tregua kritike ndaj qasjes së Perëndimit.

Duke thënë se vetë kishte arritur të dilte kufirit nga Ukraina, ajo theksoi se miqtë e saj janë ende atje.

“Gratë dhe fëmijët ukrainas janë në frikë të thellë për shkak të bombave dhe raketave që u bien nga qielli. Populli ukrainas po kërkon dëshpërimisht të drejtat për të mbrojtur qiellin tonë, ne po kërkojmë një zonë ndalim-fluturimi.'Cila është alternativa për zonën e ndalim-fluturimit?

“Nato nuk është e gatshme të na mbrojë, sepse NATO ka frikë nga Lufta e Tretë Botërore, por tashmë ajo ka filluar dhe janë fëmijët ukrainas ata që po e marrin goditjen.

"Ju po flisni për më shumë sanksione zoti kryeministër, por Roman Abramovich nuk është i sanksionuar, ai është në Londër, fëmijët e tij nuk janë nën bombardime, fëmijët e tij janë atje në Londër", ngriti zërin Kaleniuk.

Daily Mail/ Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI