Flash

Sulmohet qyteti i dytë më i madh në Ukrainë/ Shënohet 9 viktima, Zelensky: Ishte krim lufte (VIDEO)

Lapsi.al 1 March 2022
Sulmohet qyteti i dytë më i madh në Ukrainë/ Shënohet 9
Nëntë persona, duke përfshirë tre fëmijë, u vranë të hënën pasi bombat shënjestruan qytetin e dytë më të rëndësishëm, pas Kievit, atë të Kharkiv. Shpërthimi shkatërroi një ndërtesë qeveritare, sipas videove të incidentit të postuara nga Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës (MOFA). Në videot e postuara duken pasojat e sulmit, duke përfshirë pjesën e brendshme të ndërtesës, e cila është kthyer në rrënoja.   Presidenti i Ukrainës,  Volodymyr Zelensky, ka reaguar pas sulmit me raketa në Kharkiv. Zelensky ka përshkruar bombardimin si krim lufte. Presidenti tha se kishte dëshmi të dëshmitarëve okularë se civilët ishin bombarduar qëllimisht.
"Ishte qartë një krim lufte. Ai është qytet paqësor. Është zonë banimi paqësore. Nuk ka objekte ushtarake. Dhjetëra të dhëna të dëshmitarëve okularë dëshmojnë se ishte një shkatërrim i qëllimshëm i njerëzve. Rusët e dinin se ku po qëllonin", tha ai.
  Ndërtesa e bombarduar ndodhet në “Sheshin e Lirisë”, sheshin kryesor të Kharkiv.  

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI