Flash

Përmbledhja/ Çfarë ndodhi në ditën e pestë të sulmit rus në Ukrainë

Lapsi.al 28 February 2022
Përmbledhja/ Çfarë ndodhi në ditën e pestë

Ka rënë nata në të gjithë Ukrainën pas ditës së pestë të pushtimit rus ku zhvillimet kanë qenë të panumërta. Lapsi.al sjellë më poshtë ngjarjet më kryesore të ditës.

Sirenat e sulmit ajror u dëgjuan sërish në Kiev dhe banorët u strehuan në bodrume pas raportimeve për sulme të reja ruse në periferi të kryeqytetit të Ukrainës.

Dhjetëra civilë u vranë më herët gjatë ditës nga sulmet me raketa ruse në qytetin e dytë të Ukrainës, Kharkiv, tha ministria e brendshme ukrainase.

Negociatorët nga Kievi dhe Moska zhvilluan bisedime në Bjellorusi në një përpjekje për t'i dhënë fund konfliktit. Rusia thotë se të dyja palët ranë dakord të vazhdojnë diskutimet dhe do të takohen përsëri "në ditët e ardhshme"

Përpara këtij takimi, presidenti i Ukrainës Zelensky u kërkoi trupave ruse të linin armët dhe bëri thirrje për anëtarësim të menjëhershëm në BE për vendin e tij.

Shell ka njoftuar përfundimin e të gjitha sipërmarrjeve të saj të përbashkëta me kompaninë ruse të energjisë Gazprom pas pushtimit të Ukrainës.

Sanksionet ekonomike globale bënë që Rusia më shumë se dyfishoi normën e saj të interesit në 20% në një përpjekje për të ndalur një rënie të madhe të vlerës së rublës.

OKB thotë se më shumë se gjysmë milioni refugjatë janë larguar nga Ukraina për në vendet fqinje

FIFA dhe UEFA pezulluan të gjitha klubet dhe kombëtaret ruse nga garat.

Kaq për momentin. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Divjakë

Një aksident me vdekje është regjistruar mbrëmjen e sotme në rrugën nacionale Divjake- Çerme. Mesohet se mjeti tip “Benz” i drejtuar nga E.C 18 vjeç ka goditur ...

20:51

Rama takohet me Boris Johnson në Londër

Kryeministri Edi Rama është takuar me homologun e tij britanik Boris Johnson. Lajmin e ka bërë me dije vetë kreu i qeverisë në një postim në rrjetet sociale. ...

20:28

Aksident me vdekje në Klos

Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në në fshatin Xibër, Bashkia Klos. Sipas burimeve të policisë, një automjet ka humbur kontrollin dhe ka aksiden...

20:15

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI