Flash

Kamëz, policia shkon t'i marrë babain, vajza godet me thikë efektivin

Lapsi.al 3 March 2022
Kamëz, policia shkon t'i marrë babain, vajza godet me thikë

Policia e Tiranës ka arrestuar një 22-vjeçare e cila godit me mjet prerës një punonjës policie.

Policia ka shkuar në banesën e shtetasit A. Gj., për t'i komunikuar që duhej të paraqitej në Komisariatin e Policisë Nr. 4, por vajza e tij Sh.Gj ka ndërhyrë duke kundërshtuar dhe goditur me mjet prerës, punonjësin e Policisë, ndihmës specialistin e Seksionit të Hetimit të Krimeve, G. Ç., 35 vjeç. 

Policia njofton se "bënë arrestimin në flagrancë të shtetases Sh. Gj., 22 vjeçe, banuese në Paskuqan, për veprën penale "Goditjet për shkak të detyrës"."

Punonjësi i policisë ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale. 

©LAPSI.al

Të këshilluara

Ekonomia sekrete e çantës Birkin

Sipas Luca Solca, kreu i mallrave luksoze në BNP Exane Paribas, Hermes ka arritur të arrijë statusin e dëshiruar të kultit përmes një strategjie biznesi të hart...

13:07

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI