Flash

Putin firmos: 15 vjet burg për gazetarët që japin “lajme të rreme”/ Mbyllet BBC në Moskë

Lapsi.al 4 March 2022
Putin firmos: 15 vjet burg për gazetarët që japin “lajme

BBC vendosi të pezullojë përkohësisht punën e gazetarëve të saj të lajmeve në Rusi pasi parlamenti miratoi një ligj të ri që godet mediat e huaja. Ligji i ri, i miratuar këtë të premte, e bën një vepër penale përhapjen e qëllimshme të lajmeve "false" ose "të rreme" për luftën e Rusisë në Ukrainë. Presidenti Vladimir Putin miratoi ligjin e ri menjëherë në mbrëmje.

Vendimi erdhi pasi Kremlini akuzoi BBC-në se po luante një "rol në minimin e stabilitetit dhe sigurisë ruse".

Ligji i miratuar parashikon dënime me burg deri në 15 vjet për njerëzit që publikojnë "lajme të rreme" për ushtrinë ruse. Autoriteti i Mbikëqyrjes së Medias në Rusi tha se kishte kufizuar aksesin në faqen e BBC dhe faqet e tjera të mediave të pavarura dhe se bllokoi gjigantin e mediave sociale Facebook.

Dy media të tjera ruse thanë se do të ndalojnë raportimin për Ukrainën për të mbrojtur gazetarët e tyre, ndërsa BBC njoftoi ndalimin e të gjitha raportimeve të saj nga Rusia.

Mediat ruse janë udhëzuar të publikojnë vetëm informacione të dhëna nga burime zyrtare, të cilat e përshkruajnë “pushtimin” si një “operacion ushtarak” dhe se viktimat janë për shkak se “nacionalistët ukrainas po i përdorin civilët si mburojë”.

“Shërbimi ynë i BBC News në rusisht do të vazhdojë të funksionojë nga jashtë Rusisë. Siguria e stafit tonë është parësore dhe ne nuk jemi të përgatitur t'i ekspozojmë ata ndaj rrezikut të ndjekjes penale thjesht për kryerjen e detyrave të tyre. Do të doja t'u bëja homazhe të gjithëve, për guximin, vendosmërinë dhe profesionalizmin e tyre” - Tim Davie, drejtori i përgjithshëm i BBC.

BBC tha se nuk do t’i tërheqë gazetarët nga Moska, por nuk do të përdorë raportimet e tyre. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI