Flash

Protesta, reagon Policia e Shtetit: Personat që kanë bllokuar rrugën të shpërndahen menjëherë

Lapsi.al 11 March 2022
Protesta, reagon Policia e Shtetit: Personat që kanë bllokuar

Policia e Shtetit ka dalë me një deklaratë për mediat pas protestave të zhvilluara ditën e sotme në shumë qytete të vendit, ndërkohë që në Tiranë protesta po vijon.

“Në disa qytete të vendit grupe personash, kryesisht të rinj, janë konfrontuar me punonjësit e Policisë dhe në disa raste kanë bllokuar edhe lëvizjen e lirë të automjeteve dhe të qytetarëve.

Nisur nga situata e krijuar, veçanërisht në Tiranë, ku grupe të rinjsh vijojnë të kundërshtojnë thirrjet e Policisë për t’u shpërndarë dhe për të liruar rrugët, Policia e Shtetit bën thirrje që personat që kanë bllokuar rrugën të shpërndahen menjëherë pasi punonjësit e Policisë do të ndërhyjnë në zbatim të ligjit për të shpërndarë protestuesit, me qëllim lejimin e lëvizjes së lirë të autometeve dhe qytetarëve.

Policia e Shtetit, edhe një herë shpreh vendosmërinë për të mbrojtur të drejtat dhe liritë themelore të qytetarëve, edhe të atyre që protestojnë në mënyrë paqësore, dhe nuk do të tolerojë veprime të cilat bien ndesh me ligjin dhe cenojnë rendin e sigurinë, lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe të automjeteve”, lexohet në deklaratën e policisë.

Të këshilluara

Protestat, Meta i dërgon një mesazh Ramës

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka bërë thirrje që qeveria të dëshmojë përgjegjësi për atë që po ndodh në gjithë vendin ku kanë shpërthyer një valë protestash...

20:28

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI