Flash

Vijon mbledhja në PD, Basha flet sërish për reflektim, por nuk përmend dorëheqjen e tij

Lapsi.al 12 March 2022
Vijon mbledhja në PD, Basha flet sërish për reflektim, por nuk

Në selinë blu po zhvillohet mbledhja e grupit parlamentar të PD, ku Basha po përballet me kërkesën e shumë deputetëve që të japë dorëheqjen, madje edhe të deputetëve të konsideruar si besnikë të tij. Basha thotë se do të ndërmarrë cdo hap që i shërben PD-së, por pa e zënë në gojë dorëheqjen. 

"Gatishmerine time si kryetar i PD per te ndermarre cdo hap qe i sherben PD, cdo hap pa perjashtim, pa paragjykim. E rendesishme te kuptojme situaten dhe te ofrojme zgjdihje. Nje zgjidhje qe i sherben PD dhe gjithe demokrateve jo interesave personale as te miat, ss te Sali Berishes, as te askujt tjeter. Te gjtthe demokrateve. T’i sherbeje ne nje menyre te tille qe t’i bashkoje, t’u ktheje besimin dhe te shtrihet tek shumica e shqiptareve. Ky duhet te jete qellimi yne. Te kapercejme vetveten, duke e isur nga une i pari, te gjejme nje zgjidhje, te rikuperojme gjithcka, perfshire edhe disa nga hapt e hapat e gabuar qe mund te kemi hedhur ne te kaluaren. Kur themi mund te kemi hedhur, pergjegjesine kryesore e mbaj une", mësohet të jetë shprehur Lulzim Basha.

Enkelejd Alibeaj dhe Jorida Tabaku kanë kërkuar gjithashtu largimin e tij nga drejtimi i Partisë Demokratike. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI