Flash

Arrestohet ish-kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borisov

Lapsi.al 17 March 2022
Arrestohet ish-kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borisov

Ish-kryeministri i Bullgarisë, njëherësh kreu i partisë opozitare të qendrës së djathtë GERB, Boyko Borisov është vendosur në pranga mbrëmjen e sotme si pjesë e një operacioni policor të lidhur me hetimet e zyrës së prokurorit të BE-së dhe Ministrisë së Brendshme.

Reuters raporton se policia ka arrestuar gjithashtu edhe ish-ministrin e Financave Vladislav Goranov, ish-kryetaren e komisionit parlamentar për Buxhetin, Menda Stoyanova si dhe këshilltaren për mediat të Borisovit, Sevdalina Arnaudova.

“Një operacion është duke u zhvilluar në shkallë të gjerë në lidhje me 120 raste të Prokurorisë Evropiane në Bullgari. Janë kryer sekuestrime të shumta. Bojko Borisov, Vladislav Goranov, Menda Stoyanova dhe Sevdalina Arnaudova janë vendosur në pranga”, - tha Ministria e Brendshme bullgare në një deklaratë për mediat pa dhënë më shumë detaje. Ndërkohë deri më tani nuk dihen arsyet dhe motivet e arrestimit të ish-kryeministrit.

Të këshilluara

Aksident në Durrës, një i plagosur

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Durrës. Mësohet se një makinë ka përplasur një motoçikletë. Nga përplasja i lënduar ka mbetur drejtiesi i motoçiklet...

20:43

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI