Flash

FOTO/ Vritet mjekja ukrainase, nënë e 12 fëmijëve

Lapsi.al 17 March 2022
FOTO/ Vritet mjekja ukrainase, nënë e 12 fëmijëve

“Ukraina do të falë, por nuk do të harrojë. Njerëzit do të kujtojnë të gjithë ata që kanë rënë si rezultat i luftës”. Kështu shkruhej në mesazhin e publikuar në Facebook nga Oleksandra Semidyanova, një vajzë ukrainase që humbi nënën e saj, Olga në luftë dhe që ka bërë xhiron e botës.

Olga ishte 48 vjeç dhe kishte 12 fëmijë, 6 prej të cilëve i kishte birësuar nga një jetimore. Ajo ishte mjeke dhe ishte angazhuar me trupat ukrainase që luftojnë kundër rusëve në rajonet e Donetsk dhe Zaporizhzhya ku shkoi për të ndihmuar të plagosurit. Për këtë, ajo u riemërua si "nëna heroinë".

Olga ka humbur jetën në që në 3 mars, por vetëm tani lajmi u dha nga shtypi vendas. Familja e saj ende nuk ka mundur ta varrosë trupin e pajetë.

“Ne e dimë se ku është vrarë nëna ime, në cilat fshatra, por nuk dimë kujt t'i drejtohemi për ta marrë trupin në shtëpi. Nuk e dimë as në çfarë gjendje është, nëse është varrosur atje apo është dërguar në ndonjë fshat”, - tha një nga vajzat, Anna, e cila bëri një apel për këdo që mund të japë informacione.

Nuk ishte hera e parë që Olga shkonte në front. Në vitin 2014, kur filloi konflikti në Donbass, ai shpëtoi jetën e dhjetëra njerëzve. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Durrës, një i plagosur

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Durrës. Mësohet se një makinë ka përplasur një motoçikletë. Nga përplasja i lënduar ka mbetur drejtiesi i motoçiklet...

20:43

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI