Flash

Kërcënoi me “kallash” punëtorët e një firme ndërtimi, arrestohet 48-vjeçari në Tiranë

Lapsi.al 17 March 2022
Kërcënoi me “kallash” punëtorët e një firme

Një 48-vjeçar ra në prangat e policisë pasi kërcënoi me armë punëtorët e një firme ndërtimi.

Në një njoftim për mediat, policia tha se pas një konflikti në ambientet e një kompleksi, arritën të organizonin punën dhe finalizuan me sukses operacionin e koduar “Prevention”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit me inicialet L.L., 48 vjeç, banues në Tufinë për veprat penale “Kanosja”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.

Mësohet se 48-vjeçari gjatë një konflikti për motive pronësie, në ambientet e një kompleksi, ka kanosur me armë zjarri, punëtorët e një firme ndërtimi. Në cilësinë e provës materiale, tregon policia, u sekuestrua një armë zjarri kallashnikov.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Hidhet drejt vdekjes i moshuari në Pogradec

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pogradec, ku një 61 vjeçar është hedhur nga kati i 5 i pallatit dhe ka humbur jetën. Policia bën me dije se ngjarja ka ndod...

15:19

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI