Flash

Ulje taksash e çmimesh, Greqia miraton paketën e ndihmës sociale

Lapsi.al 17 March 2022
Ulje taksash e çmimesh, Greqia miraton paketën e ndihmës

Greqia ka marrë masat për të ndihmuar qytetarët për të përballuar rritjen e çmimeve. Qeveria e shtetit fqinj ka miratuar paketën e ndihmës sociale 1.1 miliard euro për 3.2 milionë qytetarë të saj. Me këtë paketë, shuma e masave sociale për vitin 2022 në Greqi arrin në 2 miliardë euro. Kryeministri grek tha se masat janë të përshtatura për të mbuluar nevojat urgjente të qytetarëve me ardhura familjare vjetore deri në 30.000 euro, pa dëmtuar buxhetin e vitit. Paketa përfshin masa me afat 3 mujor, prill, maj dhe qershor.

Përveç 2 asistencave, masat për përballimin e situatës parashikojnë ulje të taksave, bllokim të taksës së pasurisë të palëvizshme, si dhe subvencionet për bujqësinë, sektor që është goditur javët e fundit. Konkretisht, individë dhe familje me të ardhura deri në 30.000 euro në vit, do të përfitojnë ulje të karburantit, ulje të çmimit të energjisë elektrike dhe lëndëve djegëse për ngrohje. Asistencën e shtrenjtësisë 200-300 euro llogaritet ta marrin 1.4 milionë familje, masa që do të zbatohen nga muaji prill.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI