Flash

Mblidhet Kuvendi/ Deputetët e opozitës kërkojnë interpelancë me kryeministrin Rama për rritjen e çmimeve

Lapsi.al 17 March 2022
Mblidhet Kuvendi/ Deputetët e opozitës kërkojnë

Interpelanca e kërkuar nga një grup deputetësh me kryeministrin Edi Rama për rritjen e çmimeve nuk është futur në rend dite. Kryetarja e Parlamentit, Lindita Nikolla, nuk i ka pranuar kërkesat e opozitës për të futur kërkesën për interpelancë dhe mocionin për debat. Nikolla ka sqaruar se kërkesa nuk është pranuar për shkak të rregullores, pasi sipas saj, kërkesa duhej të bëhej ditën e hënë. Dokumenti është firmosur nga 9 deputetë të cilët kërkojnë interpelancë për 3 pika kryesore, paketën anti-krizë, gjendjen e Rezervave Materiale të shtetit dhe Rezervës së Sigurisë së Naftës.

Deputetja Albana Vokshi u shpreh se deputetëve po i mohohet e drejta në shkelje të rregullores. Edhe deputeti Edmond Spaho deklaroi se Rama duhet të ishte sot në interpelancë.

“Duhet të bëjnë si gjithë qeveritë në botë të ulin taksat, të heqin Tvsh e naftës. Për fat të keq qeveria shqiptare vazhdon me mendime që jemi në ekonomi tregu dhe nuk ndërhyjnë dot. Janë ato që janë parashikuar në buxhetin e nëntorit të vitet të kaluar, deri sot nuk kanë bërë asgjë, nëse qeveria nuk shkundet protesta do të vazhdojë në përmasa më të mëdha. Për çfarë e kemi qeverinë kur nuk dëgjon qytetarët që protestojnë. Ato masa janë që në nënntor të 2021, duke gënjyer qytetarët gjoja po i mbrojmë”, tha Spaho.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI