Flash

Foto nga sateliti/ Teatri i Mariupolit i sulmuar nga rusët kishte mbishkrimin “Fëmijë”

Lapsi.al 16 March 2022
Foto nga sateliti/ Teatri i Mariupolit i sulmuar nga rusët kishte

Një imazh satelitor, i marrë nga agjencia amerikane Maxar, dy ditë më parë, tregon fjalën "fëmijë" të shkruar me germa të mëdha të bardha në rusisht në pjesën e përparme dhe të pasme të teatrit të Mariupolit.

Këtë të mërkurë zyrtarët lokalë thanë se teatri që po përdorej nga qindra civilë për strehim u bombardua nga forcat ruse. Sipas të njëjtave burime aty qëndronin mbi 1 mijë njerëz, por është ende i paqartë numri i viktimave.

Zyrtarët lokalë ukrainas thanë se teatri ishte shënjestruar qëllimisht dhe në mënyrë cinike nga një avion luftarak rus. Lajmi nuk është verifikuar ende në mënyrë të pavarur nga Reuters dhe BBC. Ministria ruse e mbrojtjes mohoi të ketë sulmuar teatrin duke akuzuar Repartin Azov të Ukrainës. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI