Flash

"Kush abuzon, do ia konfiskojmë produktet"/ Rama me furnizuesit: Do të krijojmë bord për çmimet e produkteve ushqimore bazë

Lapsi.al 17 March 2022
"Kush abuzon, do ia konfiskojmë produktet"/ Rama me furnizuesit:

Kryeministri Rama zhvilloi një takim me importuesit dhe tregtuesit e mallrave ushqimorë me shumicë dhe pakicë në treg ku ka theksuar se jemi në një situatë të pazakontë e ndaj ndërhyrja në treg është e nevojshme. Rama i tha furnizuesve të harrojnë fitimin dhe përdorim dhe vendosin kapacitetet e tyre në përballimin e kësaj sfide që duhet të mposhtim së bashku. Gjatë takimit me furnizuesit e ushqimeve, kreu i qeverisë tha se vendi ndodhet në një situatë të vështirë duke paralajmëruar konfiskim të mallit nëse abuzohet.

"Për të mos pasur hedhje faji, do krijojmë bord të përbashkët për çmimet e produkteve të shportës. Askush nuk do të tolerohet të vendosë çmime të ndryshme dhe kush e bën këtë, do ia konfiskojmë komplet, jo me arbitraritet, por me ligj dhe zakon. I gjithë prodhimi do të konfiskohet nëse dikush do të lozë me çmimet. Të gjithë i duan çmimet më të ulëta por nuk i vendosim ne çmimet sipas dëshirës. Duam të ulim çmimet, por nuk e bëjmë dot. Do hyjmë aty që të bëjmë transparencën e çmimit", tha Rama.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI