Flash

Zjarr i madh në Kuçovë, rrezikohen disa banesa

Lapsi.al 18 March 2022
Zjarr i madh në Kuçovë, rrezikohen disa banesa

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë mbrëmjen e sotme Kodrën e Matranasë në fshatin Perondi në qytetin e Kuçovës. Zjarri është përhapur me shpejtësi duke marrë përmasa të mëdha dhe duke rrezikuar disa banesa që ndodheshin pranë vatrës së zjarrit.

Fillimisht kanë qënë banorët e zonës ata që janë përpjekur të shuajnë flakët e para dhe kanë njoftuar zjarrëfikësen. Menjëherë në ndihmë të zjarrëfikësve kanë mbërritur 17 efektivë të Repartit Zjarrëfikës të Beratit, që janë duke luftuar me flakët.

Zjarrëfikësit mundën të shmangin përhapjen e zjarrit drejt 7 banesave që rrezikoheshin dhe tashmë janë duke mbajtur nën kontrroll vatrat që aktivizohen nga era.

 

Të këshilluara

Elbasan, aksidentohet punëtori i "Kurum"

Një 50-vjeçar është plagosur këtë mbrëmje në ambientet e kompanisë Kurum në qytetin e Elbasanit. Bujar Dervishi është plagosur në ambientet e kësaj kompanie ...

19:37

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI