Flash

Rusët bombardojnë shkollën me 400 persona brenda, mes tyre edhe fëmijë

Lapsi.al 20 March 2022
Rusët bombardojnë shkollën me 400 persona brenda, mes tyre edhe

Autoritetet e qytetit ukrainas të Mariupolit njoftuan se ushtria ruse bombardoi të shtunën një shkollë ku ishin strehuar 400 njerëz.

Zyrtarët deklaruan se ndërtesa është shkatërruar plotësisht dhe se njerëzit ndodhen nën rrënoja.

“Gra, fëmijë dhe të moshuar ishin në shkollë. Nuk ka ende informacion për numrin e viktimave”, - thanë zyrtarët përmes një njoftimi në rrjetin Telegram.

BBC që raporton lajmin thotë se është shumë e vështirë që informacionet të verifikohen në mënyrë të pavarur pasi komunikimi me qytetin e Mariupol është tepër i vështirë.

Ky qytet ka disa javë i rrethuar nga forcat ruse të cilat kanë ndërprerë edhe energjinë dhe ujin e pijshëm për pjesën më të madhe të qytetit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Tërmet i fuqishëm në Kretë

Një tërmet me magnitudë 3.9 Rihter ka lëkundur ishullin e Kretës në Greqi. Tërmeti ka ndodhur rreth orës 11:40 të drekës sot. Epiqendra e tërmetit është l...

13:04

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI