Flash

Zbulohet ku ishte Yuri Kim kur Lulzim Basha deklaroi dorëheqjen nga drejtimi i PD-së

Lapsi.al 21 March 2022
Zbulohet ku ishte Yuri Kim kur Lulzim Basha deklaroi dorëheqjen nga

Amerikanët dhe ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, mbështetën Lulzim Bashën në vendimin e tij për të përjashtuar Sali Berishën nga grupi parlamentar i PD-së pas shpalljes së tij “non grata” nga Departamenti i Shtetit.

Por ku ishte sot ambasadorja e SHBA teksa Lulzim Basha lexoi vendimin e tij të dorëheqjes nga drejtimi i PD-së? Lapsi.al mëson se gjatë gjithë ditës së sotme diplomatja amerikane ndodhej për turizëm në Gjirokastër. Ajo është parë rrugëve të kalldrëmta të qytetit bashkë me një grup miqsh të saj dhe kryetarin e bashkisë, Flamur Golemi.

Nuk dihet nëse Kim ishte në dijeni të vendimit të Bashës apo e mësoi nga mediat si gjithë shqiptarët. Do të mbahet mend gjatë deklarata e saj e fortë në shkallët e selisë blu, kur tha se demokratët do të hanë bar nëse nuk përjashtojnë Sali Berishën. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Dorëheqja e Bashës, reagon Berisha

Sali Berisha ka reaguar pas dorëheqjes së Lulzim Bashës.  "Bashkimi i demokrateve mbi bazen e kontributeve te tyre eshte perparesia e PD! Te dashur miq, rikt...

18:23

Lulzim Basha jep dorëheqjen

Lulzim Basha ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Partisë Demokratike. Vendimin e ka komunikuar sot pasdite gjatë një takimi me grupin parlamentar, Kryesinë dhe K...

17:25

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI