Flash

Raporti ukrainas/ Rusët kanë vetëm 3 ditë karburant dhe ushqime

Lapsi.al 22 March 2022
Raporti ukrainas/ Rusët kanë vetëm 3 ditë karburant dhe

“Forcat ruse kanë vetëm 3 ditë karburant, ushqim dhe municione për të përballuar luftën pas një ndërprerjeje në zinxhirët e tyre të furnizimit” – deklaruan komandantët ushtarakë ukrainas këtë të martë.

Pretendimet për mungesa të mëdha u përshkruan si "të besueshme" edhe nga zyrtarët perëndimorë, megjithëse ata thanë se nuk ishin në gjendje të vërtetonin deri në fund informacionin.

Raporti i komandës e përgjithshme e forcave të armatosura ukrainase nënvizonte se përparimi rus kishte ngecur ndaj ata i ishin rikthyer përdorimit të sulmeve me artileri që nuk kursejnë as civilët.

“Është e qartë se avancimi është ndalur. Dështimi në sigurimin e zinxhirit logjistik ka qenë një nga arsyet që ata nuk kanë qenë aq efektivë sa shpresonin” – thotë raporti.

Një zyrtar i Pentagonit shtoi se mes trupave ruse kishte probleme të vazhdueshme morale për shkak të mungesës së ushqimit dhe karburantit si dhe të ftohtit për shkak të mungesës së veshjeve adekuate.

"Problemi është se ata po luftojnë në shumë fronte" - tha zyrtari amerikan.

Ushtria ukrainase tha se një problemi më i madh për përparimin rus ishte dështimi për të lidhur një tubacion karburanti. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër

Të shtëna me armë janë regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen "Skënderbeg" në Shkodër. Nga raportimet paraprake nuk bëhet me dije për të lënduar. Policia ...

20:28

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI