Flash

Vuçiçi shpall “situatë të vështirë në Serbi” pas refuzimit të Kosovës për zgjedhjet

Lapsi.al 22 March 2022
Vuçiçi shpall “situatë të vështirë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçic, ka anuluar të gjitha tubimet elektorale për ditën e sotme (e martë),me arsyetimin se “situata në Serbi është e vështirë”.

Dhe kjo vështirësi, sipas gazetës “Blic”, vjen nga refuzimi që i ka bërë Qeveria e Kosovës Serbisë për organizimin e zgjedhjeve 3 prillit.

Vuçiqi pas mbledhjes të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, nisi takimin me udhëheqësit serbë të Kosovës, ku bën pjesë edhe një ministër i Qeverisë Kurti – Goran Rakiq dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës, që janë anëtarë të Listës Serbe.

"Kjo është një situatë shumë e rëndë për vendin. Do të shohim se çfarë do të ndodhë në takimin me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova", ka thënë Vuçiq në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, sipas burimit të gazetës "Blic".

Më 3 prill, në Serbi do të mbahen zgjedhjet presidenciale, parlamentare dhe lokale për disa komuna, përfshirë Beogradin. /Koha.net

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI