Flash

Humb jetën njëri nga të 3 të plagosurit në aksidentin e Fushë Krujës

Lapsi.al 23 March 2022
Humb jetën njëri nga të 3 të plagosurit në aksidentin e

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në aksin Fushë Krujë -Thumanë, në afërsi të Dervenit. Policia njoftoi se 2 automjete janë përplasur me njëra – tjetrën.

Sipas të njëjtave burime, njëra nga makinat drejtohej nga një person i identifikuar si Dervish Allamani i cili edhe pse u dërgua në mënyrë urgjente në spital, ka ndërruar jetë më pas.

Policia dhe forcat zjarrfikëse bënë të mundur pas gati 1 ore nxjerrjen nga makina të shoferit tjetër K. C., 29 vjeç dhe pasagjeres E. Y., 26 vjeçe. Ata ndodhen nën kujdesin e mjekëve, në spitalin e Traumës në Tiranë.

Një grup hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Vritet një gazetare ruse në Kiev

Një gazetare ruse është vrarë gjatë bombardimeve po nga forcat ruse në kryeqytetin ukrainas, Kiev. Oksana Baulina kishte raportuar nga Kievi dhe qyteti perëndim...

21:24

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI