Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Rama emëron "policin" e policëve

Lapsi.al 24 March 2022
Rama emëron "policin" e policëve

Kryeministri Edi Rama ka emëruar Drejtorin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Muhamet Rrumbullaku. Kreu i ri i AMP, ka një karrierë 29-vjeccare në strukturat e e Policisë së Shtetit, ku për disa vite ka mbajtur postin e Zv/drejtorit të Përgjithshëm të Policisë për Rendin dhe Sigurinë Publike, ndërsa më parë ka drejtuar Policinë e Tiranës e disa qarqe të tjera.

Njoftimi:

Me propozim të Ministrit të Brendshëm, Kryeministri Rama ka emëruar Drejtorin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, z. Muhamet Rrumbullaku.

Rrumbullaku ka një karrierë 29 vjeçare në strukturat e Policisë së Shtetit, ku për disa vite ka mbajtur postin e Zv/drejtorit të Përgjithshëm të Policisë për Rendin dhe Sigurinë Publike, ndërsa më parë ka drejtuar Policinë e Tiranës e disa qarqe të tjera.

Gjatë 3 viteve të fundit, ai ka drejtuar Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) duke orientuar punën për shndërrimin e këtij institucioni në nivelet e një institucioni bashkëkohor dhe me standardet më të larta europiane, punë e cila kulmon me miratimin në Kuvend të ligjit nr. 128/2021, i cili i hapi rrugë krijimit të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Të këshilluara

Aksident në Laç, dy të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin e vjetër rrugor Lezhë-Lac, pranë fshatit Zejmen. Një automjet luksoz tip “Audi”, me të cilën udhëtonin tre persona k...

19:33

Shpërthim me tritol në Shkodër

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e Vaut të Dejës në Shkodër, në banesën e një 66-vjeçari. Burime bëjnë me dije se si paso...

15:50

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI