Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Berisha konferencë nga selia blu: Takova Alibeajn dhe Gazment Bardhin, çfarë diskutuam

Lapsi.al 25 March 2022
Berisha konferencë nga selia blu: Takova Alibeajn dhe Gazment Bardhin,

Sali Berisha zbulon detaje nga takimi i tij në selinë blu me Enkelejd Alibeajn dhe Gazment Bardhin.

"Takova dhe i shtrëngova dorën Enkelejd Alibeajt dhe Gazment Bardhin. 

Nuk ishte vetëm shtrëngim duarsh ishte dhe diskutim për problemin. 

Kërkova bashkëpunimin e tyre në bashkimin e Partisë Demokratike. Mund të them se i gjeta të preokupuar për këtë proces, por natyrisht ka diferenca në mendime. Ajo cka gjykoj unë është në detyrimin e të gjithë drejtuesve aktualë është të dialogojnë, debatojnë, diskutojnë në grupin parlamentar të PD-së. 

Komisioni i Rithemelimit të PD-së ka besim të plotë tek grupi parlamentar i kësaj partie. Dhe mesazhi më i mirë që mund të përcjellin deputetet e PD-së është normalizimi i plotë i jetës së këtij grupi në interesin më të mirë të bashkimit të PD-së dhe vendit." - u shpreh Berisha në konferencë nga selia blu. ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI