Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Prilli i reshjeve/ Sinoptikanët parashikojnë mbushjen e hidrocentraleve të veriut

Lapsi.al 28 March 2022
Prilli i reshjeve/ Sinoptikanët parashikojnë mbushjen e

Ndërkohë që Marsi ishte i ftohtë dhe pa reshje, muaji Prill do të jetë i ngrohtë dhe me shi. Reshjet mund të mbushin edhe rezervat e hidrocentraleve të vendit.

Sipas sinoptikanes Lajda Porja, deri ditën e mërkurë do të ketë momente me pika shiu, kryesisht sot në zona qëndrore dhe shumë pak jugu. Veriu do të shpëtojë pa reshje. Dita e martë dhe e mërkurë mbeten me kthjellime e vranësira, me një lagështirë të lartë në ajër. Megjithatë nuk priten reshje. Reshjet do të vijnë nga mesnata e të mërkurës dhe ditën e enjte.

Liqeni i Fierzës, rezerva më e madhe energjitike e Shqipërisë është tharë e gjitha dhe kjo ka detyruar KESH-in që të importojë energji me çmime shumë të larta. Por sinoptikanët lajmërojnë se do nisin reshjet edhe në kaskadën e hidrocentraleve të mëdha.

“Që nga dita e enjte, deri në fundjavë, madje edhe javën tjetër moti do të jetë I paqëndrueshëm, do të jetë më vranësira, do ketë edhe shira. Shira do të ketë kryesisht në veri, veriperëndim, ku sasia më e konsiderueshme e reshjeve do të jetë pikërisht në këto zona, në zona që edhe duhet të bjenë në fakt dhe kanë nevojë që të bien për hidrocentralet, ndërkohë që qendra dhe jugu do të marrin më pak reshje. Megjithëse është një javë e lagësht, vijojnë temperaturat e larta deri në fundjavë. Pra deri ditën e shtunë do të mbetemi në vlerën e 19-20 gradë celcius, temperature tipike këto të pranverës. Mëngjeset do të jenë të ngrohta edhe në zonat malore. Parashikohet që fundjava të sjellë një rënie të ndjeshme.” - tha sinoptikanja për top channel.

Reshjet do të vijojnë deri në mesin e muajit prill. Por a janë ato të mjaftueshme për të zgjidhur krizën energjitike që rrezikon Shqipëria. Kjo pritet për t’u parë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI