Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Rusia do të kufizojë vizat për shqiptarët, zbulohet arsyeja

Lapsi.al 28 March 2022
Rusia do të kufizojë vizat për shqiptarët, zbulohet arsyeja

“Rusia do të kufizojë vizat për vendet të cilat i konsideron jomiqësore”, ka bërë me dije ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov.

Kujtojmë se Rusia ka përfshirë në listën e vendeve jo miqësore edhe Shqipërinë, listë e cila përfshin vendet e BE-së. Kjo është arsyeja pse dhe shqiptarët që duan të udhëtojnë drejt Rusisë preken nga ky vendim.

Sipas mediave të huaja, lista përfshin Shtetet e Bashkuara dhe Kanadanë, shtetet e BE-së, Mbretërinë e Bashkuar, Ukrainën, Malin e Zi, Zvicrën, Shqipërinë, Andorrën, Islandën, Lihtenshtajnin, Monakon, Norvegjinë, San Marinon, Maqedoninë e Veriut, dhe gjithashtu Japoninë, Korenë e Jugut, Australinë, Mikronezinë, Zelandën e Re, Singaporin dhe Tajvanin (i konsideruar si një territor i Kinës, por udhëhequr nga administrata e tij që nga viti 1949).

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI