Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Kryen vepra penale të ndryshme, arrestohen 4 persona

Lapsi.al 28 March 2022
Kryen vepra penale të ndryshme, arrestohen 4 persona

Policia e Shtetit bën më dije se gjatë ditës së djeshme në disa qytet të Shqipërisë janë arrestuar dhe proceduar penalisht disa persona për arsye të ndryshme.

Në Mallakastër është proceduar penalisht një shtetas me inicialet Gj.Sh 36-vjeç pasi dyshohet se ndezi një zjarr me qëllim hapjen e kullotave. Në Divjakë është arrestuar në flagrancë shtetasi L.Xh 48 vjeç dhe u shpall në kërkim shtetasi B. D., 21 vjeç pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë vjedhur një sasi parash në Kishë.

Në Lushnjë është arrestuar në flagrancë shtetasja me inicialet M.G 51-vjeç pasi vodhi një celular në një lokal. Në Fier gjithashtu është arrestuar një shtetase më inicialet A. B., 38 vjeçe, e cila u përfshi në një aksident teksa po ngiste makinën nën ndikim e alkoolit.

Në Komisariatin e Policisë Fier ka bërë kallëzim shtetasja S. P., 32 vjeçe, banuese në Fier, se bashkëshorti i saj, shtetasi J. P., 42 vjeç, është larguar nga banesa në datë 26.03.2022 dhe nuk është kthyer më. Po punohet për gjetjen e 42-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Zhduket një 42-vjeçar në Fier

Policia njofton per zhdukjen e një personi në Fier. Kallëzimi është bërë nga bashkështorja e tij "Një 42-vjeçar rezulton i zhdukur prej dy ditësh. Policia e ...

09:45

Ndezi zjarr për kullotat, pranga 60-vjeçarit

Një 60-vjeçar është arrestuar nga policia pasi akuzohet për zjarrvënie të qëllimshme. Sipas policisë, shtetasi me iniciale D.S., akuzohet për veprat penale “Shk...

08:38

Ndryshon moti, rikthehen reshjet e shiut

Vendi ynë parashikohet që gjatë gjithë ditës të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ku herë pas here vranësirat do të pësojnë zhvillime të përkohshme d...

08:11

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI