Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Ndezi zjarr për kullotat, pranga 60-vjeçarit

Lapsi.al 28 March 2022
Ndezi zjarr për kullotat, pranga 60-vjeçarit

Një 60-vjeçar është arrestuar nga policia pasi akuzohet për zjarrvënie të qëllimshme. Sipas policisë, shtetasi me iniciale D.S., akuzohet për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Shkatërrimi nga pakujdesia me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.

I arrestuari dyshohet se në fshatin Maknor, në lagjen “Ullishte”, ka ndezur zjarr dhe si pasojë zjarri ka dalë nga kontrolli duke djegur një sipërfaqe toke të pyllit të Maknorit.

Njoftimi i policisë

Ndezi zjarr me qëllim hapjen e kullotave, vihet në pranga autori i dyshuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, në vijim të punës për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

– D. S., 60 vjeç, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Shkatërrimi nga pakujdesia me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.

Ky shtetas dyshohet se në fshatin Maknor, në lagjen “Ullishte”, ka ndezur zjarr dhe si pasojë zjarri ka dalë nga kontrolli duke djegur një sipërfaqe toke të pyllit të Maknorit.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë apelon për të gjithë qytetarët, që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do përballen me ligjin, dhe fton ata që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, për çdo rast të zjarrvënies ose çdo rast paligjshmërie, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

Të këshilluara

Ndryshon moti, rikthehen reshjet e shiut

Vendi ynë parashikohet që gjatë gjithë ditës të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ku herë pas here vranësirat do të pësojnë zhvillime të përkohshme d...

08:11

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI