Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Fotolajm/ Sali Berisha dhe Monika Kryemadhi takim miqësor jashtë Kuvendit

Lapsi.al 27 March 2022
Fotolajm/ Sali Berisha dhe Monika Kryemadhi takim miqësor jashtë

Sali Berisha duke shtrënguar duart jashtë Parlamentit me Monika Kryemadhin.

Ky është momenti i fiksuar nga paparacit e panoramës, kur ish-kryeministri i shoqëruar me deputetët e tij ndalon të takojë kryetaren e LSI-së.

Takimi që nisi me një shtrëngim duarsh, ka zgjatur për disa minuta dhe biseda dukej shumë komode mes dy bashkëpunëtorëve.

Kujtojmë se edhe në kohën kur LSI ishte në koalicion me Partinë Socialiste, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim e ka shfaqur hapur vlerësimin e saj për doktorin, duke folur gjithnjë me superlativa për figurën e tij. Ndaj ky bashkëpunim tani është edhe më i ngushtë për dy politikanët.

LSI dhe Foltorja e Berishës dolën sëbashku forcë e dytë në zgjedhjet e 6 marsit me emrin "Shtëpia e Lirisë".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI