Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Detaje nga zjarri në komisariat/ I riu i shoqëruar 22 herë për 2 muaj po pinte cigare në korridor, si i vuri flakën dyshekut

Lapsi.al 27 March 2022
Detaje nga zjarri në komisariat/ I riu i shoqëruar 22 herë

Detaje te reja nga zjarri në komisariatin numër 5 ku humbi jetën një 26-vjeçar. Sipas dosjes hetimore, Arben Mici ishte shoqëruar në polici 22 herë gjatë dy muajve të fundit.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi e mbrëmjen e kaluar ai është lejuar të ndezë një cigare dhe e kanë nxjerrë në korridor. Në një moment është kthyer në qelinë e izolimit dhe i ka vënë flakën dyshekut. Nga asfiksia ka gjetur vdekjen 26-vjeçari, ndërsa është lënduar Dilaver Idrizi.

Kushtet në dhomat e izolimit në komisariat janë shumë të rënda. Është rekomanduar nga Avokati i Popullit mbyllja urgjente e tyre. Dyshohet se policët kanë qenë duke parë ndeshjen që kanë reaguar me vonesë. Për shkak se ambientet janë pa ajrim zjarri mund të shkrumbonte të gjithë komisariatin.

Të këshilluara

Tiranë, digjet një makinë e parkuar

Një makinë është djegur plotësisht në Tiranë, mëngjesin e kësaj të shtune. Polocia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në në rrugën “Shefqet Kuka”, është djegu...

14:17

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI