Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Fillon 'pastrimi' i selisë blu, hiqen dyert e blinduara të vendosura nga Basha

Lapsi.al 26 March 2022
Fillon 'pastrimi' i selisë blu, hiqen dyert e blinduara të

Në selinë e Partisë Demokratike këtë të shtunë ka nisur heqja e dyerve të blinduar të vendosura nga Lulzim Basha. Ky hap ishte paralajmëruar që përpara disa ditësh dhe sot punëtorët kanë nisur që të presin kangjellat dhe dyert e blinduara nga selia. Më herët janë hequr edhe letrat adeziv nga dyert dhe xhamat, të vendosura dy ditë para mbajtjes së protestës së 8 janarit. Kujtojmë se xhamat kryesor u mbuluan me logo, në të njëjtën kohë kur Lulzim Basha urdhëroi fortifikimin e dyerve si masë mbrojtëse ndaj protestuesve.

Në 6 janar, Basha urdhëroi madje që në katin e dytë të vendosej një derë e madhe hekuri, nën pretendimin e mbrojtjes së selisë.

Pas vendimit të Gjykatës së Tiranës, Komisioni i Rithemelimit ka deklaruar se do të nis menjëherë me heqjen e blindave dhe slloganeve për të dhënë mesazhin e hapjes së partisë.

Të këshilluara

Tiranë, digjet një makinë e parkuar

Një makinë është djegur plotësisht në Tiranë, mëngjesin e kësaj të shtune. Polocia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në në rrugën “Shefqet Kuka”, është djegu...

14:17

Moti, temperaturat deri në 20 gradë celcius

Gjatë ditës së sotme, moti do të jetë i qëndrueshëm paradite, ndërsa pasdite do të ketë vranësira në veri të Shqipërisë. Sipas Meteoalb, temperaturat e ajri...

08:19

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI