Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Po përgatiste apartamentin për ta kthyer në "shtëpi bari", arrestohet 47-vjeçari në Durrës

Lapsi.al 26 March 2022
Po përgatiste apartamentin për ta kthyer në "shtëpi

Një 47-vjeçar i identifikuar si P.Ll., është vënë në prangat e policisë së Durrësit pasi kishte krijuar një ambient për ta përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike me llamba.

Në vijim të goditjeve operacionale të njëpasnjëshme kundër kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, Komisariati i Policisë Durrës, në bashkëpunim me strukturat hetimore në DVP Durrës ka organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Parandalimi”.

Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se në lagjen 15, Durrës, një shtetas po përgatiste katin e tretë të banesës së tij për ta përshtatur për kultivim të bimëve narkotike, me anë të ngrohjes me llamba, shërbimet policore organizuan punën dhe ushtruan kontroll në këtë ambjent.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit P. Ll, punonjësit e Policisë, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 4800 fara Cannabis Sativa, një sasi lënde narkotike, 23 llamba dhe 22 kondensatorë, si dhe pajisje të tjera që do të shërbenin për kultivimin e kanabisit, me anë të llambave.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, e mbetur në tentativë.

Të këshilluara

Bordi cakton çmimin e ri të naftës

NJOFTIMI I PLOTE Bordi i Transparencës i mbledhur në datë 25 mars 2022 vendosi çmimet e reja të shitjes së karburanteve me pakicë dhe shumicë për tregun vend...

09:20

Dy shpërthime me tritol në Shkodër

Policia e Shkodrës ka dhënë detaje për dy shpërthimet e njëpasnjëshme që tronditën mëngjesin e sotëm kryeqendrën e veriut. Uniformat blu bëjnë të ditur se rr...

09:14

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI