Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Prostitucioni në Tiranë, 3 të arrestuar nga policia

Lapsi.al 26 March 2022
Prostitucioni në Tiranë, 3 të arrestuar nga policia

Tre persona janë vënë në prangat e policisë së Tiranës pasi u godit një rast i shfrytëzimit për prostitucion. Në kuadër të operacionit “Compensation”, pas një pune hetimore disamujore, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– A. Z., 24 vjeç, banues në Vishnje, Tiranë, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”;

– E. H., 33 vjeçe, banuese në Kombinat, për veprën penale “Prostitucioni”;

– Xh. T., 33 vjeç, banues në Kukës, për veprën penale “Prostitucioni”.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasja E. H., ushtronte aktivitetin e kundërligjshëm të prostitucionit me klientë të ndryshëm kundrejt shpërblimeve monetare, ndërsa shtetasi A. Z., bënte ndërmjetësimin me klientët.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e plotë dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari të kundërligjshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të këshilluara

Bordi cakton çmimin e ri të naftës

NJOFTIMI I PLOTE Bordi i Transparencës i mbledhur në datë 25 mars 2022 vendosi çmimet e reja të shitjes së karburanteve me pakicë dhe shumicë për tregun vend...

09:20

Dy shpërthime me tritol në Shkodër

Policia e Shkodrës ka dhënë detaje për dy shpërthimet e njëpasnjëshme që tronditën mëngjesin e sotëm kryeqendrën e veriut. Uniformat blu bëjnë të ditur se rr...

09:14

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI